Dekori i Interierit per Festat e Fundvitit


Gjithehere i jam gezuar fundit te vitit, dhe ate pikerisht per faktin se kjo periudhe gjithehere nderlidhet me ngjyra te bukura, shkelqim, vezullim, hare e gezim si dhe me shpirtin e posaqem festiv qe sjellin festat e fundvitit.

Tani i gezohem edhe me teper ketyre festave pasi qe tash, me dizajnet e mija dekoruese kontribuoj drejteperdrejte ne krijimin e shpirtit festiv.

Nga t’ja fillojme me dekorin festiv te interierit.
Ne prag te festave te fundvitit te gjithe tentojme qe te sjellim nje atmosfere me te hareshme ne ambientin ku jetojme. Megjitahte, jo gjithehere eshte i lehte realizimi i detajeve festive, pavaresishte se sot ekzistojne mundesi nga me te ndryshmet.

Kur vie fjala tek dekori festiv i ambienteve tona per festat e fundvitit, fillimisht propozoi qe te fillohet me percaktimin e paletes se ngjyrave te cilat do t’i perdorim ne dekorin e interierit.

Gjate viteve ne grumbullojme dekore prej me te ndryshmeve andaj nuke eshte e thene qe ti perdorim te gjitha qe i kemi, e sidomos mos t’i perdorim ato te cilat nuk i pershtaten paletes se ngjyrave per te cilen jemi percaktuar.

Nese e regullojme bredhin/pishen atehere te percaktohemi se ku do ta vendosim ate dhe t’a stolisim ate me ornamente qe i pershtatet paletes se ngjyrave per te cilen jemi percaktuar.


Nese kemi oxhak/kamin athere e dekorojme edhe ate, dhe aty mund t’i vendosim qorapet festive ku i vejme dhuratat qe ja bejme njeri tjetrit per keto festa.




Nje dekor te lehte e applikojme edhe ne koridor ne menyre qe ta ndjejme atmosferen festive qe nga momenti kur e hapim deren e shtepise.

Nese kemi shkalle ne koridor, nje pjese e rethojes se shkallve (gilinderave) munde t’a stolisim me xherdan te punuar nga deget e fresketa te pishes ose dege artificiale. Kjo e ben qe hyrja e shtepise te mer nje pamje mikpritese dhe tejet festive.
Gjithashtu e bejme dekorimin e kthines se trapezaris, pra aty ku behet sherbimi formal i ushqimit per familje dhe mysafiret.





Poqese kemi kuzhine te madhe, ateher edhe ndonje element i kuzhines dekorohet me ndonje kurore, xherdan ose ndonje aranzhim nga deget e pishes.


Ngjyrat tjera përvec atyre simbol të festave, e kuqja dhe jeshilja, që mund të përdorim si elemente të dekorit të enterierit
E kuqja dhe jeshilja jane ngjyrat qe me dekada jane perdore ne dekorin e festave te fundvitit dhe tashme konsiderohen si ngjyrera tradicionale te dekorit festiv.

Megjithate, trendet ne vitet e fundit kan ndryshuar dhe tani kemi nje liri te perdorimit te ngjyrerave te ndryshme ne dekorin festiv dhe se cfare ngjyre do te perdorim varet nga ajo se ku gjejme inspirim dhe sa kreative jemi per sa i perket krijimit te nje palete te ngjyrerave qe do te duket bukur.

Per shembull ngjyra a bardhe dhe e zeze ne kombinim me ngjyrat metalike si ari, argjendi dhe bakri perbejne nje palete te shume te bukur qe munde te perdoret ne dekorin festiv dhe qe eshte shume ne trend keto dy vitet e fundit.

Megjithate, edhe ngjyrat tjera si nuance shume e bute roze ose roze tejet e ndezur jane ngjyra qe poashtu duken bukur ne dekorin festiv.


Pastaj per te kriju nje dekor rustik (rustic-anglisht)perdorim ngjyrat e dheut si ajo bezh etj, pastaj perdorim dekore/ornamente nga litari, linoja si dhe shirita dekorativ nga materiali thes, letra e vjetruar etj.

Disa nga detajet apo objektet, që nuk duhet t’i mungojnë interierit në këtë fundvit

Nje interier i bukur festiv patjeter se duhet ta kete nje pishe te dekoruar dhe ndriquar mire (200 drita te vogla LED ne cdo 50 cm lartesi perqark bredhit), sado e vogel qe te jet ajo.

Por kete fundvit, poqese kemi mundesi t’a punojme ose ta blejme, patjeter se duhet te kemi ndonje punim dekorativ nga deget e fresketa te pishes, si kurore apo xherdan (garland- anglisht) pasi qe aroma e tyre ne menyr instante e ngjalle ndjenjen festive dhe duken shume bukur ne cdo ambient.

Trendi i perdororimit te kurorave dhe xherdanve te punuara nga deget e fresketa te llojeve te ndryshme te pishave sa vjen e shtohet prej vitit ne vit, andaje te gjithe ata te cilet i percjellin dhe jane ne hap me trendet e interierit festiv deshirojne t’a ken nje detaj te tille kete fundvit.


Disa nga rregullat që duhet te ndjeken gjatë procesit te dekorimit

Rregulla e pare eshte qe per cdo projekt dekorues te krijohet nje KONCEPT permes te cilit percaktohet se si do te duket dekori i hapsires ne teresi dhe cilat pjese te asaje hapsire do te dekorohen, dhe ne cfare mase.

Pastaj, vendoset per paleten e ngjyrerave qe do te perdoren ne dekor, e qe njeherit eshte pjesa me e rendesishme e procesit pasi qe kjo mund te percaktoj edhe impaktin qendror vizuel.

Dhe ne fund e behet perzgjedhja e ornamenteve /dekorimeve qe do te perdoren ne dekor, e qe duhen te pershtaten me paleten e parapercaktuar te ngjyrnave.

Këshilla reth dekorit te interierit per festat e fundvitit

Elementi kyq i nje dekori te bukur dhe te qelluar festiv eshte qe ti mbajme nen kontrolle perdorimin e ngjyrave dhe ornamenteve qe do ti aplikojme ne dekorin festiv, se perndryshe do te perfundojme me nje dekor kaotik. Fillimisht,duhet t’a ngushtojm spektrin e ngjyrave qe do ti perdorim ne dekor duke i kufiziar ato ne tre gjer ne kater nuanca maksimum pasi qe do t’a kemi me lehte te bejme dekorimin dhe keshtu rezultati perfundimtardo te jet nje dekor perfekt dhe me shume shije. Pastaj mos te blejme dekorime ne menyre impulsive , vetem se na duken te bukura dhe na pelqejne aty per aty, pa u siguru se si do te inkorporohen ato ne dekorin tone, si dhe pa e ditur se ku saktesisht do t’a vendosim ate dekorim/ornament. Pra, nje dekor i bukur dhe mbreselenes eshte ai dekor i cili eshte i menduar dhe planifikuar mire, andaj poqese i permbahemi ketyre regullave te thjeshta padyshim se secili do te arij te krijoj nje ambient te bukur festiv.

Urime Festat e Fundvitit!

Segmenti ne Miremengjesi Kosove ne RTK Live ku flas rreth kesaje teme ku njekohesisht e bejme edhe dekorimin e bredhit ne studio

Ju faleminderit qe vizituat kete faqe!

Besa

Ky postim permban te drejta autoriale! Kopjimi dhe distribuimi i textit dhe fotove pa pelqimin paraprak te autorit eshte i ndaluar!

Advertisements

4 thoughts on “Dekori i Interierit per Festat e Fundvitit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s