Dhoma e punes ose kendi e punes

Te kesh nje pune te cilen mund t’a ushtrosh nga shtepia eshte nje luks i vertete, mirepo me zhvillimin e teknologjise si dhe me ndryshimin e rethanave te jetes e punes shume shpejte eshte duke u rritur numri i profesioneve te cilat munde te ushtrohen nga shtepia, prandaje tani nje luks i tille i punes nga shtepia eshte plotesisht i mundshem.

Mirepo, problemi eshte se jo secili qe e ka luksin ta ket nje pune nga shtepia e ka edhe luksin qe t’a ket nje dhome te dedikuar enkas si dhome pune.

Megjithate me disa keshilla qe do t’i shpalosim ketu secili, qe e ka nje pune nga shtepia ose sjelle pune ne shtepi nga zyra ku punon, munde t’a krijoj nje vend super produktiv dhe te rehatshem te punes coft edhe ne nje hapsire shume te vogel.

Pra, edhe nese nuk e kemi ndonje dhome te zbrazet per te vendosur dhomen e punes, duhet te behemi kreativ dhe te gjejme hapsira perbrenda shtepise ose baneses qe t’a krijojme nje kthine pune.

Shpeshehere ne mungese te nje hapsire adekuate ku do ta vendosnim kendin e punes duhet t’i shfrytezojme hapsirat negative qe mund ti kemi, e poashtu te behemi inovativ me hapsirat qe normalisht nuk do t’i konsideronim per vendosjen e nje kendi te punes.

Ne munges te nje hapsires adekuate per dhome te punes, hapsirat alternative ku munde t’a vendosim nje kend e punes munde jen

Hapsira nen kulm
Bodrumi i shtepise
Ndonje pjese e koridorit
Hapsira nen shkalle
Dollapi ne mur
Ndonje kende ne dhome te qendrimit ditor, dhome te fjetjes ose kuzhine

Gjeja me e rendesishme me rastin e perzgjedhjes se nje kendi te tille eshte qe te sigurohemi se ka sadopak privatitet dhe eshte larg zhurmes se TVs, femijet ose bisedat e zhurmeshme te fqinjeve (ka edhe te atille). Eshte me rendesi qe anetaret e tjere te familjes te kuptojne se ai kend eshte zyra e juaj i punes sikurse edhe cdo zyre tjeter.


Perzgjedhni nje palet produktive te ngjyrave

Disa ngjyra jane me stimuluese se te tjerat. Ju munde te mendoni se ngjyrat neutrale, sic jane nuancat e gnjyres bezh, jane me produktive se te tjerat por ne te vertete keto nuanca munde te mos ju ndihmojne ne koncentrim ose te ju shtjerin energjine ende pa bere pune. Andaje, prefereohet te dekorohet hapsira e punes ose zyra me ngjyre, me tapeta, perde dhe dekor qe ju motivon dhe ju shtyne te punoni.

Ngjyra e verdhe (sarih) eshte njgyre optimistike, qe bie ne sy dhe qe e nxit kreativitetin andaj eshte e pershtatshme per shkrimtar, artist dhe disajner.

Ngjyra e kaltert eshte shume qetesuese por gjithashtu e motivon performancen. Ngjyra e bardhe eshte ngjyre neutrale stabile andaje munde te konsiderohet si ngjyre ne prapavije.

Nuanca e ndezur e se kuqes eshte e pershtatshme per personat qe jane me aktive gjate punes , kjo ingjyre shpejton te rahurat e zemres dhe evokon pasion.

Ngjyra e gjelber eshte e pershtatshme per ata qe punojne me nje orare me te gjate sepse kjo ngjyre evokon ndjenja qetesuese pa shkaketuar lodhje.

Perdorni mundesi te ndryshme te ndriqimit

Ndriqimi eshte mundesia me e mire per t’i bere qe hapsirat e vogla te duken me te medha. Nese egziston mundesia qe te vendoset zyra ose kendi i punes prane ndonje dritareje atehere kjo eshte shume mire sepse ndriqimi natyror eshte stimulues dhe e shton produktivitetin ne pune. Megjitate, shiqimi nga dritarja gjate punes munde te jet shperqendrues dhe te na pengoj gjate punes, andaj ketu vjen ne shprehje perdorimi i perdeve ose roletave te ndryshme qe t’i shmangemi ketyre e pengesave.

Ne mungese te drites natyrore perdorimi i ndriqimit artificial eshte imperativ, mirepo nese duhet te perdorim ndriqim artificial, me rastin e perzgjedhjes duhet te informohemi mire dhe te bejme perzgjedhjen e duhur. Dritat fluroshente, led psh. munde te jen shume te forta dhe te ju bejn te ndiheni sikurse ne ndonje zyre industriale, andaj poqat me drite natyrore jan me te preferuara. Llambat e tavolines, spot llambat si dhe ato te dyshemes jane ideale, e me perdorimin e kokave te llambave ne munde te nkorporojme edhe ngjyra stimuluese ne kendin e punes.

Shfrytezoni hapsirat vertikale

Dizajni eshte nje aspekt shume i rendesishem kur kemi te bejme me hapsira te vogla.
Ne menyre qe maksimalisht te shfrytezohet siperfaqja e metrit katror, preferohet te perqendrohemi te aranxhojme ne lartesi e jo ne siperfaqe. Vendosja e rafteve ne mure dhe nje tavoline te ngusht e cila eshte e perforcuar ne mur (floating) do te beje te mundshme shfrytezimin maksimal te siparfaqes. Pra t’i shmangemi perzgjedhjes se tavolinave dhe karrigave masive te cilat do t’a ngulfasin siperfaqen, e te fokusohemi ne karriga minimaliste por qe ofrojne komoditet. Gjithashtu edhe aksesoret ne keto kende duhet te jen te vogla duke filluar nga llambat, kompjuteri etj. Tani ne treg kemi tavolina prej me te ndryshmeve qofshin per nga madhesia, materiali e dizajni andaj padyshim se do ta gjejm nje qe i pershatet hapsires dhe stilit tone aredues.

Ja pra, kjo eshte e tera se cfare duhet te beni per te krijuar dhome pune ose nje kthine pune kudo ne shtepi apo banese.

Nese e krijoni nje dhome pune duke i perdorur ndonjeren nga keshillat tona, na shkruani dhe dergoni fotot se si doli dhoma juaj.

Nese nuk keni kohe te mereni me arredimin dhe kompletimin e nje kendi te tille ne shtepine ose banesen t’uaj na shkruani ne besagmblog@gmail.com dhe caktojeni nje termin qe te bisedoni me staffin profesional te BESA GM Interiors rreth ndihmes per arredimin e haspirave t’uaja.

Segmenti i RTK Miremengjesi Kosove ku diskutova rreth kesaj teme:

Disa ide reth arredimit te kendit te punes:








Ju faleminderit qe vizituat kete faqe.

Besa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: