Si t’i perdorim ngjyrat e errta ne enterier

Foto: Instagram

Per sa i perket perdorimit te ngjyrave te errta ne enterier, mbreteron supozimi se ambientet e brendshme te ngjyrosura me ngjyra te mbyllta jane depresive dhe e bejn qe dhoma te duket me e vogel dhe klaustrofobike. Nje supozim i tille i bene te pasigurt adhuruesit e ngjyrave te erreta per t’i perdorur ato ne dekorin e ambienteve tyre.

Ne te vertete ky supozim eshte large te se vertetes, pasi qe nje palete e ngjyrave te errta ne nje ambient te brendshem, poqese eshte i ekzekutuar mire dhe ne menyre korrekte, do t’a ben ate ambient te duket me i ngrohte, me i rehatshem, me dramatik dhe me plote jete.

Per me teper, muret me ngjyra te thella dhe te pasura si ngjyra blu e erret, ngjyre e gjelbert e mbyllet ose nuanca te ndryshme te se zezes e bejne qe hapsira te duket me e sofistikuar, glamuroze dhe luksoze.
Foto: Instagram
Photo Source: Instagram @suszi_saunders

Asnje nga ngjyrat pastele te perdorura ne ndonje hapsire nuk e kan fuqine te bejne impakt sikur se e bejne ngjyrat e errta.

Foto: Instagram @studiomcgee

Pra, cfare duhet te kemi parasysh kur i perdorim ngjyrat e errta ne menyre qe ato t’i ekzekutojme drejte ne dekorin e nje enterieri.

Balanci

Kur dekorojme me ngjyra te errta gjeja me e rendesishme eshte qe t’a dijme se ngjyrat e errta e absorbojne driten ndersa ato te qeltat e reflektojne ate. Duke e pase kete fakt parasysh, hapsiren ne te cilen dominon ngjyra e mbyllet duhet t’a balancojme me ngjyra te qelta reflektuese.

Kete balancim mund t’a arrijme me inkorporimin e mobiljeve dhe akcesorve me ngjyre te qelet.Ngjyra e erret e mureve e ben qe akcesoret apo mobiljet me ngjyre te qelet te theksohen edhe me shume, e ne te njejten kohe ngjyra e qelet e ackesoreve dhe mobiljeve i jep nje gjalleri ngjyres se errt ne mure duke u bere keshtu nje balancim, dhe ne te njejten kohe duke mos i dhene mundesi ngjyres se erret te mbizoteroi.

Per t’a arrijtur nje balancim te duhur dekoret e perzgjedhura duhet te jene te lehta, ne ate kuptimin qe mos te jen te ngarkura me ndonje print ose disajn te theksuar. Ne nje dhome me mure te lyera me ngjyre te erret do t’a arrijme nje balancim te duhur poqese e perdorim nje tepih me ngjyre te qelet, pastaj nje tavoline sherbyese pjesa e siperme e se ciles eshte me ngjyre te qelet (bardhe, bezh ose gri qelet, dru etj) pastaje piktura ose dekore te murit me ngjyra te qelta, si dhe akcesor te tjere me te vegjel te ngjyres se qelet.
Foto: Instagram @studiomcgee

Foto: Instagram

Foto: Instagram

Foto:Instagram

Foto: House Beautiful

Foto: Instagram

Kontrasti

Ne haspirat me ngjyra te errta eshte shume me rendesi qe perveq sensit te balancit te krijohet edhe kontrasti. Kontrastin mund ta arrijme me perdorimin e dekoreve, siperfaqet e te cilave kan finishe dhe tekstura te ndryshme si dhe forma interesante.

Finishet, qoft i ngjyres se murit ose gjesendeve dekoruese, mund te jen me shkelqim, gjyseme shkelqim ose mat, dhe kete duhet te kemi parasysh kur e bejme perzgjedhjen e akcesorve. Akcesoret me shkelqim kan tendence qe te reflektojne driten andaj preferohet qe ne mase te duhur t’i inkorporojme ne dekorin e asaje haspire te ngjyrosur me ngjyre te erret.

Githashtu, per kontrast ne keto situata perdorim ngjyra metalike si ngjyre ari, bakri etj. qe sjellin gjalleri dhe effekt dramatik si dhe akcesor me forma interesante qe shtojne kontrast dhe duken bukur ne prapavi te erret.

Kontrast munde te shtojme edhe me perdorimin e akcesorve me teksture. Nje prej mundesive per te shtuar teksture eshte perdorimi i tekstileve me teksture si ne mobilje ashtu edhe ne jastek dekorativ. Kombinimi i ngjyrave te errta me tekstile luksoze sjelle ne menyre instante stil dhe sofistikim ne cdo hapsire. Kadifeja, per shembull eshte nje material qe ka teksture dhe qe krijon nje ndjenje te kendshme dhe te sofistikuar ne hapsiren ku e perdorim.

Foto: Instagram

Foto:House Beautiful

Foto: Instagram @mad_about_the_house

Per nje ekzekutim te mire te dizajnit te hapsires ne te cilen dominon njyra e erret triku eshte qe te bejme ndarje te hapsires te lyer me te erret me sa me shume materiale dhe tekstura te ndryshme. Tepihu punedore me theke p.sh, pastaje jastek dekorative me teksture, korniza te bukura, tavolina nga materialet natyrore, pastaj vazo dhe abazhur dekorativ etj, do e bejne qe ngjyra e erret te mos predominoj por e bejn qe kjo ngjyre te duket e sofistikuar, dramatike.

Foto: Instagram @mad_about_the_house

Ndriqimi

Ne hapsirat e dekoruara me ngjyra te errta, ndriqimi eshte nje element shume i rendesishem. Sasia e ndriqimit ka efekt ne ngjyren erret, pra ajo ngjyre do te duket edhe me e erret ne mure ne hapsiren ku ka me pake drite natyrore, por edhe do te mer nuanca te ndryshme gjat intervaleve kohore te dites, varesisht se ne cfare mase deperton drita ne ate hapsire dhe ne cfare kohe te dites. Andaj, ndriqimi adekuat artificial eshte po aq i rendesishtem edhe per hapsirat qe kan ndriqim te bollshem natyral. Perdorimi adekuat i ndriqimit artificial ne keto hapsira e ben qe hapsira e lyer me te erret te duket edhe me bukur.

Perpos ndriqimit standard te llusterave ne tavan, duhet inkorporuar edhe abazhur te ndryshem te vendosur ne mure, mbi komode ose tavolina anesore, si dhe abazhur dyshemeje ose spot drita te cilat e theksojne pikturen ose ndonje akcesor intereresant. Ne cdo ambient, e posaqerisht ne ate ne te cilin dominon ngjyra e erret shtresimi i ndriqimit artificial eshte nje prej elementeve shume te rendesishme per nje ekzekutim te suksesshem te dizajnit.

Foto: Instagram @thehouseofsilverlining

Foto: Instagram @studiomcgee

Foto: Instagram

Kur ngjyrat e errta jane te ekzekutuara mire, duke i pase per baze keto qe i cekem ketu, atehere si perfundim do te kemi nje ambient me nje ndjenje rehatie, me dukje dramatike dhe me plote gjalleri sepse ngjyra e erret e mureve i thekson te gjitha elementet e dizajnit ne ate hapsire.
Source: @studiomcgee
Design:@studiomcgee

Shpresoj se ky postim mund te ju ndihmoj te gjithe atyre qe i pelqejne ngjyrat e errta por qe ende nuk e kan pasur guximin qe ti perdorin ato ne dekorin e ambienteve te tyre.

Per keshilla profesionale rreth dekorit me ngjyra te errta na kontakoni permes e mailit besagmblog@gmail.com ose permes rrjeteve sociale ne FB fan page BESA GM Interiors si the ne Instagram @besagm. Ne kemi kenaqesine te degjojme nga ju dhe te ju ofrojme ndihme profesionale rreth dekorit te enterierit.

Paraqitja ime ne Miremengjesi Kosove RTK Live per te diskutuar rreth kesaj teme:

KY POSTIM PERMBAN TE DREJTA AUTORIALE. NDALOHET KOPJIMI DHE RIPOSTIMI I TE NJEJTIT PA LEJE PARAPRAKE.JU FALEMNDERIT!

Ju faleminderit qe vizituat kete faqe!

Besa

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s