Trendet e Enterierit ne Vitin 2019

image via Instagram
Fillimi i vitit eshte koha kur shumica nga ne kemi deshire qe t’a fillojme vitin me dicka te re, e per te gjthe ata te cilet ne plan e kan te fillojne vitin me ndonje renovim te hapsirave te tyre te banimit ose thjesht deshirojne qe te bejne perditesimin e hapsirave banuese, une e kam bere nje permbledhje te trendeve te enterierit te cilat do ti shohim me te madhe ne vitin 2019 dhe metutje.

MATERIALET NATYRORE
Materialet natyrore si guri, mermeri, druri, betoni, bambusi etj, kane qene ne trend ne keto disa vitet e fundit, dhe duke e mare per baze se keto materiale na lidhin me natyren atehere pritet qe keto materiale te konsideruara si “trendy” gjate ketyre vitetve. Ne vitet ne vijim keto do te ken nje perdorim edhe me te gjere dhe do te etiketohen si dhe do te mbesin si elemente klasike te dizajnit te enterierit.
Do te thote ne kete vit dhe metutje do te perdoren materiale qe jane miqesore per ambientin, materiale qe jane te ripertritshme dhe qe nuk e demtojne planetin pas perfundimit te perdorimit te tyre. Pra, fokusi i trendit eshte pikerisht natyra dhe ruajtja e planetit.

Great Interior Decoration Furniture of The Best Interior Decoration Trends 2019 Interior Decor Trends Picture Room Living – Perihelionarts

images via Pinterest
NGJYRA TE MBYLLTA TE MUREVE DHE DOLLAPAVE
Per sa u perket ngjyrave te mureve te enterierit ne gjate ketij viti do te shohim se nuancat e ngjyres se hirit qe kan qene ne trend keto 10 vitet e fundit do te fillojne te zevendesohen me nuanca te ngjyres bejzh, pra perdorimin e nuancave te natyrore.

images via Instagram
Pastaje, gjithashtu do te ket perdorim te theksuar te ngjyrave te errta e posaqerisht atyre ngjyrave qe u gjasojne gurve te cmuar si e gjelberta e emeraldit, e kuqja si rubini, indigo e mbyllet etj. Do te thot edhe sa i perket perdorimit te ngjyrave cdo gje do te lidhet me natyren. Keto ngjyra pritet qe gjate ketije viti dhe metutje t’i shohim jo vetem neper accesor dekorativ ose neper mure, por edhe neper dyert e dollapave te kuzhines, rafte te dhomave te ndejes, biblioteka etj.



images via Instagram

PLLAKAT – SI PIKA FOKALE NE KUZHINE DHE BANJO
Ne kete vit do te shohim qe pllakat e kuzhines te jen pika fokale ne kuzhine, pra ato do te vendosen jo vetem prapa dollapave te kuzhines por do te vazhdojne edhe pertej dollapave gjer ne tavan dhe do te jen me dizajne te theksuara qe zgjojne interesim dhe sjellin kenaqesi visuale.



images via Instagram
KUZHINAT E ZEZA
Kur jemi tek kuzhinat, kete vit parashikohet qe te kemi dollapa te kuzhines me ngjyra te mbyllta e posaqerishte parashikohet te jen me ngjyre te zeze, e hirit e mbyllet dhe indigo. Edhepse kuzhinat e bardha kan dominu gjate nje periudhe relativisht te gjate, bota e dizajnit po e sheh kthimin e kuzhinave me ngjyre te zeze neper enterieret e shtepive dhe banesave. Kjo ngjyre eshte edhe praktike sidomos per familjet me femij dhe maca apo qen, sepse njollat shihen shume me lehte ne siperfaqet e bardha ndersa ne ngjyren e zeze njollat kamuflohen me lehte. Pra, parashihet qe te shohim shume e me shume kuzhina me dollape te zeza dhe me mure dhe banak te bardhe nga mermeri.


images via Instagram
DYSHEMET
Pritet qe gjate ketije viti te kemi nje kthese per sa i perket ngjyres se dyshemeve. Perderisa gjat ketyre 10 viteve te fundit kan dominu ngjyrat e mbyllta te dyshemeve, tani pritet qe dyshemete te jen te ngjyrave me te qelta, ngjyrave qe jane me te ngrohta dhe me te peraferta me ngjyrat natyrale te drurit; edhepse dyshemet me ngjyre te mbyllet prap do t’a ken vendin e merituar ne shtepit me stil te caktuar.
immage via Instagram

KADIFEJA (PLISHI)
Kadifeja ose Plishi si material multidimensional dhe luksoz do te jet nje nder materialet me te kerkuara ne vitin 2019. Pra nese ne kete vit e kemi palnifikuar te blejm ndonje kolltuk ose ndonje kanape, sofe ose cfardo ulese dhe nese deshirojme te jemi ne trend atehere e perzgjedhura duhet te jet nga kadifeja.
Mirepo, kadifen munde t’a inkorporojme ne dekorin e enterierit edhe permes jastekve dekorativ nga kadifeja, pastaj permes tabureve, mbulesave etj. pra per t’ju pergjigjur trendit te perdorim akcesor te ndryshem nga kadifeja ne menyre qe t’a sofistikojme hapsiren me kete material luksoz.
image via Instagram
image via Instagram

TAPETAT
Vendosja e tapetave neper mure do te jet nje prej trendeve qe do t’a karakterizoj kete vit. Posaqerisht jane tapetat me motive botanike (lule e gjethe) ato qe do t’i shohim te instaluara neper muret e ambienteve te brendshme gjate ketije viti. Per te gjith ata te cilet ju pelqejne, por nuk jan te gatshem qe t’a aplikojne kete trend ne teresi, atehere munde te fillojne me nje mur qe eshte pike fokale ne dhome dhe t’i ngjyrosin muret tjera me ngjyre qe e komplementon tapeten. Perpos tapetave me motive botanike, munde te pedoren edhe tapeta te nje ngjyre te caktuar por qe kan teksture si dhe ato me motive gjeometrike.


image via Pinterest
image via Instagram

MOBILJET ME LAKESA (HARKORE)
Per vite me radhe mobiljet qe jane perdorur per aredim kan qene kryesisht ato me kende te drejta dhe pa lakesa te theksuara. Ne kete vite pritet qe ky trend te ndryshoj dhe do te shohim shume e me shume sofa me forma te lakuara ose harkore. Perdorimi i ketyre mobiljeve qofshin ato sofa, fotele ose komoda, e bene qe hapsira te shfrytezohet me mire se sa me mobilje kendore, si dhe e bene qe hapsira te duket me e zgjeruar dhe me luksoze.

image via Instagram

DEKORET PUNE DORE
Me shtrirjen e trendit eko-chic, dekoret e punuara me metoden DIY (beje vet) si dhe te gjitha dekoret pune dore dhe ato artizanale do te cilesohen si shume te cmuara dhe do te jen pjese e rendesishme dekorative ne cdo hapsire.
Qofshin ato mobilje te vogla druri ose akcesore te ndryshem te punuar me dore, keto produkte punedore do e bejne ambientin me unik, me natyral dhe me te personalizuar. Fokusi i ketyre projekteve DIY eshte perdorimi i materialeve natyrore si dhe atyre materialeve te cilat jane miqesore me natyren, dmth qe nuk e demtojne ate. Pra gjate ketije viti do te shofim shume dekore nga druri qeramika, betoni, kashta , bambusi, leshi, linoja etj.Posaqerisht keto dekore do te jen perplot teksture dhe ngjyra natyrore.
image via Pinterest
image via pinterest

image via Instagram
image via Instagram

JASTEKET DEKORATIV
Jasteket dekorativ jan akcesor shume i perdorur ne dekorin e enterietit mirepo kete vit do te theksohet perdorimi i tyre e posaqerisht i atyre jastekve artizanal dhe punedore qe jane me plot teksture dhe nga materialet natyrore.


Joana Gaines Pillows

Joana Gaines Pillows
STILI BOHEMIAN – BOHO Chic
Eshte nje nder ato trendet e dizajnit qe vjen e shkon dmth perseritet nder vite, mirepo parashikimet jane qe ky stil do te kthehet me te madhe gjate vitit 2019 por me nje kthese, ku do te shohim shume detaje moderne ne kete stil. Do te kete shume lakesa per sa i perket mobiljeve dhe dekoreve, si dhe do te jet me i paster dhe me i ndritshem (me me pake raqe) dhe me shume shtresime te materialeve vibrante dhe me shume teksture.
images via Pinterest

Ky stil karakterizohet me perzierjen harmonike te elementeve te reja dhe te vjetra dekorative si dhe shtresimin e teksturave dhe ngjyrave per te krijuar keshtu nje ambient me plot spirit dhe per t’u kenaq ne cdo aspekt.
Natyra e ketije stili inkurajon perdorimin e elementeve dekorative qe jane organike dhe punedore dhe ne kete stil shume pak shofim elemente mobiluese te prodhuara masovikisht.

immage via pintrest


image via Instagram
MOBILJET TRANSPARENTE
Parashikimet jan se kete vit do te ket nje perdorim te gjere te mobiljeve transparente si karrika, banka, rafte, tavolina etj. pasi qe gjesendet nga ky material jane te lehta, nuk e nguflasin siperfaqen, dhe pasi qe jane transparente e bejne hapsiren te duket me e madhe dhe gjithashtu duken bukur e sidomos kur te shtresohen me tekstura te ndryshme si jastek plishi, peliqe artificiale etj.
image via Pinterest
image via Instagram
image via CB2

LULET DEKORATIVE TROPIKALE
Tashme e dime se cfare efeki qetesues ka gjelbrimi dhe natyra tek njeriu, andaje per te bere ate lidhjen me te theksuar me natyren, trendi kete vit do te jet sa me shume gjelbrim natyror ne ambientet e brendshme. Perpos efektit dekorativ e relaksues keto bime ndihmojne edhe ne pastrimin e ajrit andaj eshte edhe nje trend te cilin padyshim se secili ka me e perqafu me endje.
image via Pinterest
image via Instagram

Eshte mire qe t’i perdorim trendet si pikenisje per krijimin e stilit, mirepo shume me me rendesi eshte krijimi i nje dekori te personalizuar te ambientit i cili eshte autentik. Pra, me rendesi eshte qe t’a degjojme veteveten dhe te mendojme se cka na ben te ndihemi te lumtur, te relaksuar dhe rehat, si dhe cka e permireson ndjenjen e mireqenjes; t’a krijojme stilin tone personal qe na sjelle kenaqesi dhe gezim.

Behu autor i jetes tende. Krijoje stilin tend!

KY POSTIM PERMBAN TE DREJTA AUTORIALE. NDALOHET KOPJIMI I DHE RIPOSTIMI I TE NJEJTIT PA LEJE PARAPRAKE.JU FALEMNDERIT!

Intervista ne Miremengjesi Kosove – RTK Live ku diskutuam rreth kesaje teme:

Ju faleminderit qe e vizituat kete faqe!
Besa

Leave a comment