Si t’i organizojme hapesirat e vogla qe te duken me te medha


Deshira e secilit prej nesh eshte qe te ket ne dispozicion sa me shume metra katrore ne banese apo shtepi sepse siq eshte ajo thenja popullore “sa me shlire aq me mire”, por shumica, e posaqerisht ne qytetet e medha, jetojne ne banesa me dhoma te vogla qe vertet eshte sfide per t’i arreduar.

Megjithate, mungesa e hapsires banuese nuk do te thot se kjo duhet te jet shkas qe banesa ose shepia jone te mos jet funkcionale ose te mos ket stil.

Edhe hapsirat me te vogla banuese mund te shendrohen ne ambiente te bukura e funkcionale nese i implementojme disa truqe te vogla qe e bejne hapsiren te duket me a madhe.

Pra ka menyra te ndryshme se si mund t’i shfrytezoni metrat katror te cilat i keni ne dispozicion ne menyre qe ta transformoni hapsiren tuaj te vogel ne nje hapsire te bukur e funkcionale te cilen e meritoni.

Nese e keni nje banese garsonjere per shembull nuk do te thot se mungesa e hapsires se bollshme te ju beje te ndiheni se jetoni ne nje dhome konvikti.

Pra, cila eshte zgjidhja? Hapi i pare eshte te shiqojme se cfare kemi ne ate dhome te vogel dhe se si i kemi aranzhuar mobiljet. Ndoshta vet menyra si i kemi aranzhuar mobiljet eshte ai problemi qe e bene dhomen e vogel, te ngulfatur dhe jofunkcionale. Per t’a areduar nje hapsire te vogel si garsonjera psh. eshte mire qe ajo hapsire te ndahet ne zona te ndryshme te shfrytezimit ne menyre qe t’a bejme multifunkcionale. Nese e kemi shtratin ne ate hapsire ta bejme qe dhoma mos te duket vetem si dhome fjetjeje. Pjesen tek shtrati e ndajme me ndonje gjysem muri, me ndonje raft librash ose paravan dekorues, dhe ne pjesen tjeter i vendosim mobiljet tjera si kolltuku, kanape e vogel, tavolinen etj.



Perveq garsonjerave qe vertete kan shume pak hapsire banuese shpeshhere edhe banesat me me shume dhoma kan dhoma me siperfaqe te vogla, por fatmirsisht egzistojne disa zgjidhje te lehta qe ndihmojne qe t’i bejme qe keto hapsira te duket me re medha, me mikepritese dhe me me stil.

Ja edhe disa prej truqeve qe e bejne nje hapsire te vogel te duket me e madhe:

Ti kushtojme rendesi ndriqimit. Secila hapsire do te duket me e madhe poqese eshte e ndriquar mire qoft me ndriqim natyral ose artificial i cili medoemos duhet te jet i balancuar qe do te thot te vendosim ndriqim artificial aty ku zhvillohet ndonje aktivitet si ne trepezari, kendin e leximit, ne tavan etj. Ti menjanojme perdet e trasha dhe t’a lem driten natyrore te depertoj brenda. Te shtojme me shume llampa qofte ne mure, ne dysheme ose siper orendive ne ato vende ku ka nevoje dhe ku zhvillohet ndonje aktivitiet.

Perdet duhet te ken ngjyre te njejt sikurse ngjyra e mureve. Perdet qe kan ngjyre te njejt sikurse muret e bejne qe dhoma te duket me e madhe, e posaqerishte nese vendosim perde transparente, perde te holla qe mundesojne depertimin e drites. Poashtu, kur jemi tek perdet, ato duhet te vendosen jo menjiher siper dritares por ato duhet vendosur sa me afer tavanit, kjo e bene qe muret te duken me te larta, e me kete edhe hapsira do te duket me e madhe.

Te perdorim orendi qe jane te tejdukshme. Duke perdorur orendi nga materialet e tejdukshme gjesendet qe jane te vendosura prapa tyre do te duken shume me large dhe ne kete menyre krijohet ajo ndjena e hapsires. Orendit nga materialet e tejdukshme munde te jen tavolina e kafes ose e ushqimit, karrigat, tavolina anesore etj.


T’e perzgjedhim kolltuqe dhe sofa te cilat kane kembe. Kjo bene qe perfundi tyre te depertoi drita dhe te krijoi keshtu nje ndjenje te hapsires.


Te perzgjedhet nje palet te ngjyrave neutrale dhe te qelta. Kjo e bene qe, vizuelisht, hapsira te duket me e hapur dhe me e madhe. Por nese na pelqejne ngjyrat me te theksuara mund ti perdorim edhe ato, por me rendesi eshte t’a bejme implementimin e drejte te tyre si psh. te perdorim nuanca te te ndryshme te te njentes ngjyre, qe do te thot te perdorim palet monokromatike te ngjyrave.


Te kordinohen ngjyrat e mureve dhe mobiljeve. Kontrasti i ngjyrave e ben ndarjen e hapsires dhe e ben qe dhoma te duket me e vogel. Orendit jane me pake te dukshme dhe pershtaten me mire ne hapsire nese jan te ngjyres se njejt ose te ngjashme me orendit tjera ne dhome.

Te perzgjedhjen materiale te mobiljeve qe jane nje ngjyreshe ose kan te printuara detaje te vogla ne to.

Te perdorim pasqyra! Reflektimi ne pasqyre e ben qe hapsira te duket me e madhe. Sidomos preferohet te vendoset pasqyra perballe dritares ne menyre qe te reflektohet drita natyrore si dhe pamja nga jasht brenda.

Egziston nje rregull i vjeter qe thot se mobiljet e vogla ne hapsira te vogla jane gjeja e duhur, por nje ose disa gjesende te medha arreduese ne nje dhome te vogel shpeshere munde t’a beje qe nje dhome e vogel te duket me e madhe.

Te perdorim akcesor dekorativ te medhenje. Besoni apo jo por perdorimi i nje akcesori dekorativ te madh ne vend te disa te vegjelve ka efekt me te mire ne siperfaqe te vogla dh vizuelisht e ben qe hapsira te duket me e madhe. Mungesa e akcesorve dekorativ qofshin ato korniza ne mur ose akcdsor tjere nuk e bejne dhomen te duket me e vogel por e bejn te duket e zbrazet, pra edhe ne hapsira te vogla duhet medoemos te perdorim akcesor dekorativ.

Me rastin e vendosjes se mobiljeve ne dhome mos t’i mbeshtesim ato automatikisht per mure por te lem zbrazetire, sa na lejon mundesia, ne mes te murit dhe gjesendit mobilues. Nganjehere vendosja e tyre ne kend ose te rrethuara me hapsire pozitive e bene qe hapsira te duket me madhe.

Te perdorim mobilje multifunkcionale. Per shembull nje otoman me nje kapak ku munde te vendosim gjesende brenda munde te sherbej edhe si tavoline e sherbyese ne dhome edhe si vend per tu ulur kur kemi nevoje. Pastaj nje tavoline anesore perfundi se ciles mund te vendoset ndonje otoman i vogel apo nje trepezari me dimensione te vogla por me mundesi te hapjes jane zhghidhje te mira per nje hapsire te vogel.


Pra me ngjyra neutrale dhe me nje palete monokromatike te ngjyrave, me perdorimin e mobiljeve te duhura dhe me aranzhimin e drejte te tyre si dhe me perdorimin e ndriqimit natyror dhe atij artificial permes abazhureve interesante, hapsira e juaj e vogel nuk do te duket e ngulfatur. Te gjitha keto do t’a bejne qe hapsira e juaj e vogel te duket me funkcionale, me e hapur dhe me me stil.

Segmenti ne Miremengjesi Kosove RTK Live ku flas rreth kesaj teme

Ju faleminderit qe e vizituat kete faqe.

Besa

Advertisements

2 thoughts on “Si t’i organizojme hapesirat e vogla qe te duken me te medha

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s