Si T’a Dekorojme Shtepine ne Stinen e Vjeshtes


Vera e gjate, me plote gjelbrim dhe temperatura te larta ngadale po iken dhe se shpejti temperaturat do te bien, gjelbrimi do te venitet dhe natyra do te filloj te mer pamje krejtesisht tjeter.

Mirepo, edhe kjo pamja e re te cilen e mer natyra ne stinen e vjeshtes eshte po aq e bukur sa edhe pamja verore e natyres, por me nuanca krejtesisht tjera dhe me temperatura me te ulta.

Posa te fillojne keto ndryshime te pejsazhit ne natyre si dhe me ramjet e para te temperaturave, eshte koha te fillojme te mendojme se si te pershtatemi me keto ndryshime ne natyre dhe si t’i inkorporojme keto ndryshime stinore ne ambientet tona te brendshme apo te jashtme, ashtu qe t’a perjetojme sa me bukur kete stine.

Shumica e njerzve deshirojne te dekorojne per kete stine, por qe ne fillim ndeshen me ate pikepytjen e madhe se nga t’ja fillojne dhe cfare te perdorin per dekor vjeshtor.

Cfare te dekorojme dhe ku te fillojme?

Munde te fillojme me dekorimin siper oxhakut, ose perreth tije nese e kemi nje te tille:

Pastaje munde te bejme nje kompozicion dekorativ vjeshtor siper tavolines se kafes, e te gjithe e kemi nje te tille.

Nese e kemi ndonje komode ose tavoline konzolle (tavoline e ngushte dhe e gjate e mbeshtetur per mur) edhe aty munde te krijojme nje vinjet (aranzhim/kompozicion me gjesende dekorative). Edhe siper tavolines se ngrenjes gjithashtu munde te krijojme vinjet te bukur vjeshtore.

Hapsire tjeter ku preferohet dekori vjeshtor eshte edhe hapsira tek hyrja ne shtepi si dhe dera e hyrjes e cila munde te dekorohet me ndonje kurore te punuar nga gjethet e thata ose elemente tjera natyrore qe jane karakteristike e stines se vjeshtes.Ne hapsiren tek dera e hryjes munde te vendosim vazo me lule sezonale, kunguj te formave e madhesive te ndryshme, lanterna me qirinje etj.



Cfare te perdorim per dekor vjeshtor?

Elementet natyrore te stines jane ato me adekuatet per nje dekor vjeshtor.

Vjeshta vjen me ngjyra shume te bukura, prandaj te fillojme me ato cfare na sjelle ajo vet. Gjethet me ngjyra e bukura, pastaje dege te drunjeve te formave dhe ngjyrave interesante jane nje prej elementeve dekorative te cilat i gjejme coft ne oborret tona ose gjetiu.

I aranzhojme ato bukur neper vazo te qelqit ose vazo tjera dhe keshtu ne menyre instante e kemi nje dekor vjeshtor te dhuruar nga natyra pa pagese.

Pastaje me gjethe dhe lule te thata dhe degeza te drunjeve, copeza te drunjeve munde krijojme vete gjesende dekorative qe do t’i perdorim per krijimin e vinjeteve te ndryshme qofte siper oxhakut, tavolines se kafes, siper komodes etj.

Poashtu kungujt e formave, madhesive dhe ngjyrave te ndryshme jane nje prej elementeve dekorative shume te perdorura per stinen e vjeshtes. Lulet si krizantemat e kopshtit (Chrysanthemum) ose mums jane lule karkteristike te kesaj stine dhe keto jane shume te pershtatshme, ne kombinim me kungujt, per dekorin e hapsires perreth hyrjes se shtepise, ndonje kend ne kopsht, pastaj ne dekorin e ballkoneve, terrasave etj.

Ne haspirat ku qendroni munde te sjellni jastek dekorativ dhe mbulesa te kendshme e te buta. I gjeni ato ne nuanca te portokallit, ngjyre, arit, nuanca te kaftes per nje dekor me klasik tradicional, ose ngjyres bezh, kafet dhe te zeze per nje dekor me modern.

Me kellef te jastekve te materialeve me te trasha dhe mbulesave me theke munde te sjellim edhe teksture e cila eshte shume me rendesi per kete stine sepse e krijon ate ndjendjen e ambient te ngrohte ne ditet dhe netet e fresketa te vjeshtes. Per te kursyer, ne mund te qepim ose te blejme kellefe te jastekve te ngjyrave sezonale dhe ti vendosim ne jasteket dekorative egzistues.

Qirinjet aromatik, e sidomos ata me arome kanelle, qokollade, kafeje, etj, jane gjithashtu elemente qe duhet patjeter t’i inkorporojme ne dekorin vjeshtor. Drita e bute dhe aroma e kendshme e tyre krijojne atmosfere te ngrohte dhe japin ndjenje relaksuese.

Shumicen e elementeve dekorative per kete stine munde ti gjejme ne shtepi ose t’i krijojme vet me pak shpenzime, keshtu qe edhe me keto keshilla bazike dhe praktike te shtjelluara me larte besoj se secili, shpejte dhe lehte, munde te krijoj vet nje dekor vjeshtor brenda dhe jashte shtepise se tije/te saje.

Nese e krijoni nje dekor vjeshtor ose veq me e keni krijuar nje te tille ju ftoj qe ta ndani me ne!

Ju falemiderit qe vizituat kete faqe.

P.S. Teksti i ketije posti se bashku me fotot jane e drejte autoriale e BESA GM Ineteriors.
Besa

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s