Home Decor

Disa nga stilet ne disajnin e enterierit dhe s’i t’i dallojme ato

foto: Pinterest

Padyshim se egziston nje numer tejet i madh i stileve ne disajnin e enterierit, por ne kete post une do te fokusohem vetem ne disa nga ato te cilat kan qene me prezente ne dekaden e fundit.

Secili nga ne, ne ndonje faze te jetes do te perballemi me nevojen ose thjesht deshiren per t’a areduar ose dekoruar ndonje prej hapsirave tona banuese.

Kuptohet, secili nga ne i kemi preferencat tona unike, si dhe gjerat qe i pelqejme ose jo. Megjithate, nese i mesojme dhe i kuptojme detajet si dhe karakteristikat themelore te stileve te ndryshme te enterierit, atehere kjo do te jet nje pikenisje e mire e projektit arredues me te cilin ballafaqohemi.

Pasi te njihemi me karakteristikat e stileve te ndryshme do t’a kemi me lehte t’a gjejme veten perbrenda stilit te caktuar dhe pastaje te fillojme t’a implementojme ate ne hapsiren te cilen e arredojme. Gjetja e stilit do te na shtoj konfidencen per t’i blere gjesendet mobiluese dhe akcessoret keshtu qe pas perfundimit te aredimit ose dekorimit do t’a pelqejme dhe do t’a duam me shume ate hapsire.

Ne vijim po i shtjellojme karakteristikat e disa prej stileve te enterierit qe ishin prezente ne kete dekaden e fundit, dhe gjasat jan se ato edhe metutje do vazhdojne te jen prezente:

Klasik
foto:Pinterest
Ne enterieriet e stilit klasik i kushtohet rendesi e madhe simetrise, balancit dhe rregullit. Hapsirat te cilat jane te arreduara ne stilin klasik jan te planifikuara mire, duke u nise nga nje pike fokale qendrore si kamini, siper me ndonje pasqyre ose pikture me korniza masive, ose ndonje tryezari masive me karriga grandioze e interesante ne dy pjeset ballore te tavolines.
foto:Pinterest

Nuancat e ngjyrave qe perdoren ne enterierin klasik jane zakonishte neutrale ose te inspiruara nga natyra si ngjyra e kafte, tonet e se gjelbertes, pastaje edhe tonet me te buta te ngjyres hiri, ngjyres krem dhe te verdhe.
foto:Instagram
Materialet si druri i perpunur me shume detaje, pastaj guret natyror si mermeri e graniti etj jane finishet e zakonshme te enteriereve klasike, ndersa tekstilet jane materiale luksoze si mendafshi dhe plishi.
foto:Pinterest
Stili klasik karakterizohet me perdorim the theksuar te akcesorve siper siperfaqeve te komodave, tavolinave anesore, ne dysheme etj.

Modern
Stili modern i enterierit karakterizohet me qasjen “cdo gje ne nje hapsire banimi duhet t’a ket vendin e vet dhe arsyen pse eshte aty”.

Kjo do te thot qe ne hapsirat me stil modern nuk kemi shume mobilje e akcesor, dhe ne ato hapsira jane pothuajse vetem gjesendet elementare mobiluese; pra thjeshtesia eshte edhe esenca e ketije stilit.
foto: Instagram
Mobiljet kan vija te dreja, pa detaje dhe me dollapa gjithandej per t’i vendosur gjesendet qe nuk nevojiten per perdorim te perditshem, dhe per t’i mbajte large syve ne menyre qe hapsira te duket ne rregull dhe pa raqe. Ky stil veqohet per mungese te dekorimeve te shumta si dhe asimetrise ne hapsire.

foto:Instagram

Ngjyrat qe perdoren jane kryesisht ngjyra neutrale dhe kryesisht monokromatike, si nuanca te se bardhes dhe te hirit dhe aty ketu perdoret ndonje ngjyre tjeter akcentuese si e kalterta ketu.
foto:Pinterest
Ky stil e bene qe hapsirat e vogla te duken edhe me te medha. Materialet si dhe tekstilet jane te thjeshta dhe pa printe te theksuara shumengjyreshe. Nese perdoren printet ne tekstile, ato jane kryesisht gjeometrike qe te shtojne dimenzion ne hapsire.

Kontemporar
Stili kontempoar i dizajnit te enterierit nuk eshte stil definitiv pasi qe edhe ne menyre kontekstuale i referohet trendeve te enterier ne nje periudhe te caktuar kohore.
foto: Instagram
Stili kontemporar i enterierit eshte modern, me elemente te trendit te kohes, dhe si stil evoluon ne menyre konstante. Pra dicka qe konsiderohet si dizajn kontemporar sot, ka gjasa te ndryshoj ne nje nga dekadat e ardhshme.
Stilin kontemporar shpesheher e ngaterrojne me ate modern, por keto stile dallohen per sa i perket pamjes. Stili kontemporar thjeshte nenkupton nje stil qe ka elemene qe jane ne trend ne ate kohe kur perdoren, ndersa stili modern eshte stil specifik dhe ka qendrueshmeri.
foto:Instagram
foto:Instagram
Materialet si metali dhe xhami jane materiale te popullarizuara per kete stil, mirepo per dallim nga stili modern mobiljet ne stilin kontemporar perveq atyre me vija te thjeshta e te drejta ne kete stil perdoren edhe ato mobilje me forma te lakuara dhe munde te perdoren edhe tekstile me tekstura te pasura si kadifeja dhe materiale tjera luksoze varesisht se cfare eshte trendi i kohes.

Mes-Shekulli Modern
Stili mes-shekulli modern lind ne vitet 50 kur tentohet te dilet nga stili klasik i te mobiluarit i cili ka qene i perhapur gjithandej.

Ky stil karakterizohet me vija te pastra e te drejta, me ngjyra akcentuese te te kaltertes e te gjelbertes si dhe me shume dru pa lakesa e detaje, dhe me akcente te metalit te vjetruar.
foto: Instagram
I inspiruar nga minimalizmi, mobljet e ketije stili jan te thjeshta dhe me forma organike, shume funkcionale, dhe me metoda te thjeshta te fabrikimit.
foto: Instagram

Keto dhjet vitet e fundit ky stil eshte perdorur shume dhe ashtu te themi e ka pasur nje rilindje per sa i perket aplikimit. Sidomos, mobljet origjinale nga kjo periudhe ishin shume te kerkuara, por gjithashtu ka pase edhe replikime te mobiljeve dhe te akcesorve te periudhes se mes shekullit, me modifikime te vogla ne detaje per t’ju pershtatur kohes se sotme.


Skandinavian

Karakteristike kryesore e stilit skandinavian eshte koncepti “hygge”, qe eshte nje term Danez qe nenkupton rahati ose dicka qe eshte e rahatshme dhe e kendshme ne te njejten kohe.
foto: Instagram
Koncepti i ketije stili eshte vleresimi i gjerave te thjeshta ne jete, dhe krijimi i ngrohtesise dhe rehatise perbrenda shtepise.
foto: Instagram
Ky stil eshte i inspiruar me lifestyle-in e thjeshte Nordik, me predominim te ngjyres se bardh ne hapsiren e gjithmbarshme, me ngjyra te qelta te drurit, me textile me plot teksture, me pak akcesor, dhe me ndonje detaj te ndonje ngjyre pastel aty ketu.

Materialet me tekstur si peliqja artificiale, ose mbulesa te thurura me theke, pra dicka qe shton volum dhe ngrohtesi, jane karakteristike e ketije stilit.

Industrial
Stili industrial karakterizohet me perdorimin e materialeve te paperpunuara si dhe inkorporimin e siperfaqeve te zhveshura ne dizajn.

Kryesisht ka lind si stil me rastin e shendrimin te objekteve industriale, si pjesve te fabrikave ose depove, ne hapsira te punes ose banimit.
foto: Instagram

Ne ket stil shofim siperfaqe te xhveshura te mureve me tulla qe kan pamje te vjetruar, ose beton i pangjyrosur, pastaje tavane me dukje te zhveshur ku i shofim te ekspozuar gypat e ventilimi ose ndriqimit.
foto: Instagram
Poashtu, eshte karakteristike edhe perdorimi i rafteve te ndryshme nga metali, kryesisht me pamje te vrazhde, te paperpunuar.
foto: Instagram
foto: Instagram
foto: Instagram

Sidomos eshte karakteristik ndriqimi, me llustera qe bejne impakt ne hapsire, pasi qe ndriqimi i ketyre siperfaqeve eshte me rendesi per t’i bere ato me te ngrohta.

Vintigj (Vintage)
Enterieret e ketije stili karakterizohen me perzierjen e gjesendeve te vjetra mobiluese ose dekoruese ma ato te reja ose te kohes.

60+ Vintage Living Room Ideas Decoration | Interiors | Pinterest pertaining to Marvellous Vintage Living Room For Your Home Concept – Eastwindupchronicle.com
foto:Pinterest
Kjo shpeshhere munde te jet edhe sfiduese sepse po te mos behet balancimi i duhur i nje perzierje te tille atehere mund te perfundojme me ndonje hapsire e cila duke si ndonje shtepi e ndonje stergjysheje.
foto:Pinterest

Per te arijtur pamjen e stilit vintage mund te perdorimi ndonje mobilje antike e cila eshte ruajtur mire dhe e cila munde te jet pike fokale ne dhome dhe pastaje te inkorporojme ne ate hapsire edhe ndonje akcesor vintage qe i perket periudhes se dollapit dhe keshtu ta bejme nje balanc te duhur te gjesendeve vintage me mobiljet tjera ne hapsire.
foto:Pinterest
foto:Pinterest
Gjesendi vintage qe perdoret ne arredim gjithmon duhet qe ne nje menyre te theksohet dhe ate duke mos perdorur finishe dhe tekstura qe jane te njejta ose te ngjashme me orendine ose gjesendin vintage te perdorur ne dizajn.

Eklektik
Stili eklektike i enterierit eshte stil qe huazon ide nga periudha te ndryshme kohore dhe nga stile te ndryshme. Pra ne keto enteriere hasim gjesende mobiluese dhe dekoruese qe i perkasin periudhave te ndryshme kohore dhe stileve te ndryshme arreduese.
foto: Instagram

Nje enterier eklektik i ekzekutuar shume mire eshte nje perzierje koherente (e unifikuar) e se vjetres, se rese, e tekstures dhe printeve dhe ngjyrave te ndryshme. Pra, ne kete stil gjejme elemente te stileve te ndryshme por te kuruara mire, ashtu qe secili element i inkorporuar ne dizajn komunikon mire ose ka nje relacion me elementet tjera ne hapsire per te krijuar keshtu nje pamje koherente dhe ambient te rehatshem.
foto: Instagram

Elementet e perdorura ne kete dizajn duhet te ken dicka te perbashket ne mes veti, nevojitet qe ato te komunikojne ne nje menyre me njeri tjetrin si psh. me madhesine, formen ose ngjyren, ne menyre qe te kemi nje perzierje te sukseshme.
foto: Instagram

Enterieri eklektik edhe pse permbane elemente mobiluese dhe akcesore dekorues nga periudha te ndryshme kohore dhe stile te ndryshme, kjo nuk do te thot qe ky stil eshte i corrjentuar dhe pa koherence. Ne te vertete ky stil eshte nje enterier shume kualitativ me nje kurim metodik i cili bazohet ne parimet e dizajnit te enterierit siq jane: kontrasti, perseritja, ritmi, kompozicioni si dhe te gjitha rregullat tjera relevante per dizajnin e enterierit.

Besoj qe pasi te jeni te njoftuar me karakteristikat themelore te stileve te cekura me larte, ju do mund t’a gjeni veten ne ndonje prej ketyre stileve dhe te fitoni sadopak konfidence qe t’a egzekutoni ate stil ne hapsirat e shtepive ose banesave t’uaja.

Nese nuk e gjeni veten ne asnjerin nga stilet e cekura me larte, atehere menyra me efektive e gjetjes se stilit dhe ndertimit te metutjeshem te tije eshte angazhimi i stilistes/it profesional, i/e cila do te ju ndihmoj qe shpejte ta identifikoni stilin e juaj te preferruar dhe pastaj me te cilin/en to te punoni se bashku qe ne menyre te suksesshme t’a transformoni hapsiren t’uaj nga vizioni fillestar gjer tek rezultati final.

BESA GM Interiors ofron sherbime te tilla dhe mund te na kontaktoni permes ketij bllogu, permes rrjeteve sociale ne FB BESA GM Interiors dhe Instagramit @besagm si dhe permes e mailit besagmblog@gmail.com

TEKSTI I KETIJE POSTIMI PERMBANE TE DREJTA AUTORIALE. RIPOSTIMI OSE KOPJIMI I TIJE PA LEJE PARAPRAKE NGA AUTORI ESHTE I NDALUAR!

Ju faleminderit qe vizituat kete faqe.

Besa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s